Rafuna: MSA do të na e vështirësojë arritjen e projeksionit buxhetor për 2017

9 Tetor 2016 - 11:19      

Dogana e Kosovës është burimi kryesor i arkës së shtetit. Këtë vit Dogana ka tejkaluar për 22 milionë euro parashikimet buxhetore të projektuara në buxhetin e këtij viti. Por viti 2017 mbetet një sfidë për të arritur projeksionin që tashmë Qeveria e ka vendosur në draft buxhetin e vitit 2017. Dogana duhet të inkasojë hiq më pak se 1 miliard e 100 milionë euro.

Drejtori i Doganës, Lulzim Rafuna, në një intervistë për KosovaPress, tha se arsyeja që Dogana do të ketë një sfidë për të arritur projeksionin që ende është draft, është hyrja në fuqi e Marrëveshjes për Stabilizm Asoocim (MSA), pasi me këtë marrëveshje, sipas tij, shumë mallra do të jenë të liruara nga pagesa e taksës doganore nga 9 në 8 për qind, ndërsa, pajisjet e IT-së do të lirohen nga taksat doganore.

Ai tha se ka mundësi që këto të hyra të kompensohen në përqendrimin e objektivit të ekonomisë informale.

Rafuna ka treguar se vitin që vjen, përveç lirimeve të mallrave nga taksat me MSA-në, do të ballafaqohen edhe me lirime për disa mallra të tjera që do të lirohen nga TVSH-ja, por ai thotë se do të mobilizohen që të arrijnë projeksionet e buxhetit për vitin e ardhshëm.

Ai ka treguar edhe arsyet në detaje të cilat tregojnë se ndikimi i MSA do të bëjë të veten.

“Tani në qoftë se e shohim draft buxhetin, për arsye se ende nuk eshë aprovuar dhe është në diskutim e sipër, atëherë në vitin 2017 është rritur parashikimi prapë për Doganën e Kosovës duke mos marrë për bazë lirimet që mund të ndodhin nga MSA, për arsye se që nga 1 prilli e deri më sot MSA nuk na ka mundësuar... ose mallrat janë liruar nga tatimi doganor që kanë ardhur nga Bashkimi Evropian në vlerën prej 13 milionë eurove, flasim për 5 muaj. Në vitin e ardhshëm parashihet që ky lirim të jetë më i thellë për arsye se normat tatimore të cilat janë sot 9 për qind vitin e ardhshëm do të jenë 8 për qind, ndërsa, normat të cilat janë 8 për qind këtë vit, vitin e ardhshëm do të jenë 6 për qind, do të zgjerohet gama e mallrave që do të shkojë me tatimin doganor 0 për qind. Për këtë arsye sipas parashikimit tim personal, ne do ta arrijmë vlerën e lirimeve 40 deri në 50 milionë euro, varësisht nga vëllimi i mallit do të inkasojmë më pak vitin e ardhshëm si rezultat i MSA-së”, tha Rafuna.

Sipas tij, Dogana këtë vit ka arritur të inkasojnë përtej projeksioneve dhe vitit paraprak.

Ai po ashtu tha se këto tre vitet e fundit, Dogana me reforma të brendshme ka arritur këto shifra që sot janë. Ai ka thënë po ashtu se vetëm nga lufta e evazionit fiskal kanë realizuar të hyra rreth 80 milionë euro më shumë se vitin paraprak.

Ndërsa sa i përket bashkimit Doganë-Administratë Tatimore të Kosovës, Rafuna tha se kjo varet krejtësisht prej kabinetit të ministrit të Financave dhe grupeve teknike se kur do të vendoset bashkimi i dy institucioneve. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...