9 Tetor 2016 - 11:14
Sa dhe kush janë shqiptarët që gjenden në këto 17 lista zgjedhore është testi i parë: Sa janë këto subjekte të interesuara që të përfaqësojnë të drejtat e shqiptarëve?
SDP, partia që ka marrë pjesë në të gjitha proceset e pushtetit të Malit të Zi që 20 vite, tani paraqitet si opozitë dhe tenton për të parën herë të masë fuqinë e vet në zgjidhje parlamentare, pasi që deri tani ishte çdoherë në koalicion me DPS. Kjo parti sjell dy shqiptarë nga 81 të propozuar. Osman Subashiq dhe Skender Elezagiq, shkrun Lajm.me.
POZITIVNA CRNA GORA sjell dy kandidatë shqiptarë, pothuajse të panjohur në politikën e deritanishme, Ruzhdi Lluka dhe Fuad Lamezheviq.
DPS sjell katër emra shqiptarë, dy nga këto janë figura të njohura në skenën politike të deritanishme të DPS-it dhe janë: Halil Dukoviq, Luigj Shkrela, Valentino Camaj dhe Sead Osmanoviq.
DEMOKRATE janë parti e re që në listën e vet ka vetëm një shqiptar e ai është Shtjefan Camaj.
KOALICIONI “ÇELËSI”, i përberë nga DEMOS, SNP dhe URA, i ashtuquajtur Koalicioni i madh me 81 kandidatë, ka vetëm dy shqiptarë, që janë Dritan Abazoviq nga URA dhe Koljë Ljuljdjuraj nga SNP, ku të habit fakti që nuk ka asnjë shqiptar tjetër duke ditur që URA ishte në pushtet në Ulqin dhe ka sjellë disa funksionarë besnikë.
SOCIJALDEMOKRATËT E MALIT TË ZI si parti e lindur nga SDP, del për herë të parë në zgjedhje, por nuk sjell ndonjë risi të madhe pasi që në listat e veta kanë figura të vjetra sikur Beqir Berjasheviq, Qazim Hoxhiq dhe normalisht Selim Resulbegoviq, i cili sillet nëpër lista që 20 vite.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...