Foto: Koha

Djaloshi që e fitoi luftën me drogën

9 Tetor 2016 - 09:27      

Pesë shokët e lagjes po i kalonin ditët me lojëra të ndryshme pas kryerjes së mësimit. Prishtina e pasluftës nuk ofronte kushedi çfarë mundësie për argëtimin e rinisë. Shoqëria kosovare po rimerrte veten pas luftës së viteve 1998-99. Erdhi liria. Por shoqëria ende po i vuante pasojat e pushtimit dhe represionit sistematik. Familjet kosovare po nisnin një fillim të ri. Kosova me institucione të brishta nuk po merrej me pasojat dhe traumat e luftës së popullsisë, kryesisht të re. Nxënësit iu kthyen bankave shkollore pas shkëputjes prej pothuajse gjysmë viti.

Arbeni (emri i ndryshuar prej redaksisë) dhe katër shokët e tij nuk ndiheshin të përmbushur shpirtërisht me jetën e tyre të përqendruar në njërën prej lagjeve të Prishtinës. Ishin në moshë të ndjeshme. Kosovarët po i ekspozoheshin përnjëherë botës, e cila ndërhyri për shpëtimin e tyre në emër të humanizmit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Dhe ishte viti 1999 kur Arbeni dëgjoi për herë të parë për drogën. Ishte vetëm trembëdhjetë vjeç. Familja kishte gjendje relativisht të mirë financiare. Tek Arbeni shihte të birin kureshtar, që kishte ëndrra. Kishte edhe pritje prej djaloshit energjik. Arbenit as që i kishte shkuar mendja se një ditë do të provonte substancat e ndaluara narkotike. Për efektin e tyre kishte dëgjuar në familje e shkollë... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...