
9 Tetor 2016 - 08:03
Mungesa e kapaciteteve profesionale, mungesa e buxhetit edhe për aktivitetet e parapara për të luftuar këtë dukuri, si dhe mungesa e bashkëpunimit ndërinstitucional cilësohen të jenë arsyet e dështimit në parandalim të rritjes së numrit të përdoruesve të drogës. Fushatat e shtrenjta dhe të improvizuara janë treguar të paefektshme, ndërsa mungojnë ligjëratat aq të nevojshme të vetëdijesimit nëpër shkolla, kur mosha mesatare e fillimit të përdorimit të substancave narkotike ka rënë në 16 vjeç, shkruan sot “Koha Ditore”.
Është hartuar Strategjia Kombëtare e Republikës së Kosovës kundër Narkotikëve dhe Plani i Veprimit 2012 – 2017, rezultatet e të cilëve ende nuk janë parë. Ndërkohë abuzimi me terapi mbajtëse është i pakontrolluar nga institucionet shëndetësore dhe kjo mund të ketë pasoja fatale për përdoruesit e drogës... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...