Foto: Ilustrim

Deva: Qasja e lehtë te drogat rrit statistikat e përdoruesve

9 Tetor 2016 - 07:04      

Kosovarët e kanë shumë më të lehtë qasjen në droga sesa qytetarët e shteteve të rajonit apo të Bashkimit Evropian. Sipas Edona Devës, menaxhere projektesh në përfaqësinë e Fondit Global në Kosovë, vetëm 28 për qind e qytetarëve e kanë të pamundur të gjejnë llojin e drogës kanabis.

Kosova nuk qëndron më keq se vendet e rajonit sa i përket përdorimit të drogave, por qasja e lehtë dhe mundësitë e mëdha për dispozicion të drogave mund të ndryshojnë këto statistika. Bazuar në një hulumtim të kryer nga Qendra Evropiane për Monitorimin e Drogave dhe Varshmërive nga Drogat, Deva thotë se qasje të lehtë në droga kryesisht kanë grupmoshat e reja nga 15-20 vjeç, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo përqindje në dispozicion, sipas saj, nga aspekti i mbrojtjes së shëndetit publik duhet të shërbejë si alarm për të gjitha institucionet dhe organizatat vendore dhe ndërkombëtare, që të strukturojnë, funksionalizojnë dhe fuqizojnë reagimin nacional multisektorial për parandalimin e drogave dhe përdorimit të tyre në vend... (intervistën e plotë e gjeni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...