8 Tetor 2016 - 21:59
Simpoziumi zgjati tre ditë ku u prezantuan rreth 60 punime shkencore nga pjesëmarrës nga vende të ndryshme si: Amerika, Gjermania, Sllovenia, Kroacia, Austria, Polonia, Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova. Pjesëmarrësit vinin nga universitete të mirënjohura ndërkombëtare, si Universiteti i Shkencave të Aplikuara Mynster, Gjermani, Universiteti i Mariborit, Slloveni, Universiteti UMITIHALLE, Austri, Universiteti Martin Luther, Gjermani dhe shumë profesorë nga universitete tjera me famë botërore.
“Simpoziumi ka ngjallur mjaft interes tek audienca profesionale shëndetësore, ku gjatë tre ditëve sa u mbajt, morën pjesë më shumë se 700 persona nga vendi dhe bota. Prej tyre 150 ishin aktivë, të cilët prezantuan hulumtimet dhe posterët e tyre hulumtues dhe mbi 550 pjesëmarrës pasivë, profesionistë shëndetësorë nga fusha të ndryshme”, thuhet në njoftimin për media.
Simpoziumi i 7-të Ndërkombëtar i Shkencave Shëndetësore shpalli edhe fituesit e këtij edicioni, shpërblime këto të ndara në tri kategori, si: çmimet për Prezantimet me Orale, Poster Prezantimet dhe çmimi i Publikut.
Vendin e parë për kategorinë “Prezantimi me Oral” e fitoi PhD.Kand. Dianna Ullrich nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cila prezantoi hulumtimin me temën “Vlerësimet e Qendrës së Klientëve në Terapinë Profesionale”.
Vendin e dytë për në këtë kategori e fitoi Msc. Barbara Donik nga Sllovenia e cila prezantoi hulumtimin me temën “Rëndësia e monitorimit të punësimit të kujdestarëve të diplomuar”.
Vendin e tretë për Prezantim me Gojë e fitoi Bsc. Enteela Kamberi nga Kosova e cila prezantoi hulumtimin me temën “Ndikimi i tepruar i kujdesit të nënës në zhvillimin e gjuhës së fëmijës”.
Vendin e parë në Poster prezantim e fitoi Flaka Isufi, e cila prezantoi posterin hulumtues me temën “Motrat dhe vëllezërit / Janë më shumë sesa vetëm të bezdisshëm”.
Vendin e dytë në këtë kategori e fitoi Gerta Kaçani, e cila prezantoi posterin hulumtues me temën “Ndikimi i kornizave të protezave gjysmë fikse në shëndetin gjingjival”.
Vendin e tretë në kategorinë Poster prezantim e fitoi Blerta Krasniqi, e cila prezantoi posterin hulumtues me temën “Pse komuniteti i shurdhër qëndron kundër implantit koklear”.
Kurse Çmimin e publikut e fitoi Msc. Kand. Fitore Januzi nga Kosova e cila prezantoi hulumtimin e saj me temën “Abuzimi seksual në fëmijëri – Pasojat në moshën e adoleshencës”.
Në fund, Petrit Beqiri, Drejtor i Institutit të Evropës Juglindore për Avancime dhe Shkenca Infermierore (IEJJ-ASHI) dhe Naime Brajshori, Zëvendësdrejtoreshë e qeap-heimerer, ndanë mirënjohje dhe shprehën falënderime edhe për ata të cilët e bënë të mundur të gjithë këtë organizim, sponsorët e kësaj ngjarje, si Projekti Insteap-Tempus, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Solidar Suisse si dhe falënderuan profesorët, studentët dhe stafin organizativ.
Ndërkaq, Presidenti i Simpoziumit, Florim Gallopeni shprehu falënderime për të gjithë pjesëmarrësit dhe ftoi për pjesëmarrje në Simpoziumin e 8-të Ndërkombëtar të Shkencave Shëndetësore që do të mbahet në shtator, 2017.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...