8 Tetor 2016 - 23:03
Në artikujt e kësaj të diele, mund të lexohet për zvogëlimin e injektimit të heroinës, rritjen e përdorimit të marihuanës, abuzimin me metadon, si dhe për pushtetin e drogës në jetën e kosovarëve.
Se si qasja e lehtë te drogat rrit statistikat e përdoruesve të drogave dhe për nevojën që qarkullimi i metadonit të rregullohet me ligj, mund të lexoni në një intervistë me Edona Devën, nga CDF-ja.
Te Kosovarçe, do të njiheni me historinë e djaloshit që e fitoi luftën me drogën, kurse më tutje mund të lexoni një reportazh për nxënësit e Orllanit që kalojnë Batllavën me barkë për në shkollë.
Te Bota do të lexoni për Suedinë si shteti që ua ndalon dashurinë të huajve, si dhe për evropianët që zgjedhin islamin mistik.
Për artin kinematografik si armë kundër vetmisë do të lexoni te “7 shkronjat” e regjisores More Raça, kurse te Monumenti do të njiheni me krojet si pasuri e histori për Prizrenin.
Në faqet e kulturës do të gjeni artikuj për fotografin Willem Polestra dhe fotografitë e tij për të ardhmen me imazhe nga e kaluara, si dhe për rrugëtimin e violonçelistes Gesa Broçi deri në “Identitet”.
Ndërkaq, ndjekësit e sportit do mund të lexojnë për zgjedhjen me zemër të Arbër Zenelit, dhe për bukuroshen e rrjetës së volejbollit Bleona Kadriu.
Këto dhe artikuj të tjerë nga shkenca, kinematografia dhe moda, mund t’i lexoni në numrin e nesërm të Kohës Ditore.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...