Foto: Koha

Abstenimi i VV-së në Ligjin për Trepçën acaron punëtorin e kombinatit [video]

8 Tetor 2016 - 19:02      

Pas më shumë se 10 orësh, deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë miratuar Ligjin për Trepçën. 79 deputetë votuan për, asnjë nuk ishte kundër dhe 14 deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje abstenuan.

Për punëtorët e ‘Trepçës’, ky është një lajm shumë i gëzuar, pasi thonë se e shpëtoi ndërmarrjen nga falimentimi, raporton KTV.

Punëtorët presin investime nga ana e shtetit të Kosovës, pasi sipas tyre, kushtet në të cilat punojnë, janë të tmerrshme.

E abstenimi që u bë nga deputetët e Vetëvendosjes, e ka acaruar shumë njërin nga punëtorët e këtij kombinati.

Ndërsa për drejtorin e ‘Trepçës’, ky është një lajm i mirëseardhur, edhe pse sipas tij, ky ligj nuk është më i miri i mundshëm.

Por ndryshe mendon homologu i tij, Jovan Dimkiq, i cili është drejtori i Trepçës në veri. Ai ka thënë se do të bëjë gjithçka që është e mundur që puna e deritashme në këtë kombinat të mos dështojë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...