Të mësosh shqip në Greqi nga mësueset vullnetare

8 Tetor 2016 - 17:25      

Për Aurela Kondurin çdo fillim tetori është i veçantë. Ai çasti kur dhjetëra fëmijë emigrantësh shqiptarë të shoqëruar nga prindërit e tyre të mbledhur përsëri në një prej ambienteve të Universitetit “Aristotelis” të Selanikut, mezi presin të hyjnë brenda në klasë, është një nga çastet më të bukura për të dhe për kolegët e saj.

Aurela është një prej mësuesve që japin vullnetarisht mësimin e gjuhës pranë shkollës shqipe nën kujdesin e shoqatës “Nënë Tereza”, që për të 15 vit radhazi ka hapur dyert për këta fëmijë, raporton Tch.

Pavarësisht se jeton 70 km larg Selanikut, ajo vjen çdo të diele për shumë vite rresht nga qyteti i Janitsase vetëm e vetëm nga pasioni dhe dashuria për të mësuar gjuhën amtare tek këta fëmijë. Po çfarë e shtyn të mohojë të dielat pranë familjes dhe ku e gjen mbështetjen?

Kënaqësia më e madhe për Aurelën, por edhe për të gjithë mësuesit e kësaj shkolle model për nga mënyra e funksionimit vullnetar, është kur dëgjojnë se fëmijët që kanë ndjekur këtu kurset e gjuhës shqipe, kur janë kthyer në Shqipëri nuk kanë pasur vështirësi të fillojnë menjëherë studimet në shkollat shqiptare, madje disa prej tyre kanë qenë të suksesshëm si në universitete shqiptare, ashtu edhe në ato jashtë saj.

Për Aurelën, gjuha është identiteti i një kombi. Mësimi i saj për fëmijët e emigrantëve shqiptarë është një detyrë, një përgjegjësi, një obligim që fillon nga vetë prindërit e deri tek mësuesit.

Përveç mësimit të gjuhës dhe ruajtjes së traditës dhe identitetit, Aurela thekson se kjo përpjekje e gjithë stafit të kësaj shkolle dhe e vetë asaj ka për qëllim në të ardhmen integrimin e gjuhës shqipe në sistemin grek të arsimit.

Për një gjë, Aurela është më e sigurt se kurrë se do të jetë gjithnjë e përkushtuar në misionin e saj të mësimdhënies së gjuhës shqipe, pasi siç ajo thekson një mësues dhe aq më tepër ai i gjuhës mëmë, është ai që u hap derën e së ardhmes fëmijëve. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...