PDK e quan si shumë të rëndësishëm miratimin e Ligjit për Trepçën

8 Tetor 2016 - 15:36      

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur mbledhje të rregullt me kryetarët e degëve të partisë, ku u shqyrtuan dhe trajtuan çështje të ndryshme nga aktualiteti politik dhe organizativ.

Në njoftim për media thuhet se në takim, u diskutua veçanërisht angazhimi për shënimin e shtatëmbëdhjetë vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës, që do të mbahet më 10 tetor 2016.

“Po ashtu, u vlerësua si shumë i rëndësishëm aprovimi i Ligjit për Trepçën duke iu rikthyer si aset shumë i rëndësishëm ekonomik Republikës së Kosovës dhe minatorëve. Kryetari Veseli vlerësoi angazhimin e vazhdueshëm dhe çmoi lartë punën e kryetarëve të degëve, duke theksuar se do fuqizuar komunikimi i brendshëm dhe intensifikimi i punës në terren”, thuhet në njoftim.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...