8 Tetor 2016 - 11:31
Megjithëse me kapacitet jo të mjaftueshëm për të gjitha kërkesat për banim në këtë qendër, Qendra e Studentëve (QS) i ka pranuar rreth 3 mijë e 600 studentë për banim dhe 1 mijë e 500 studentë më shumë në mensë nga mbi 7 mijë sa kanë aplikuar.
Drejtori i QS-së, Fatmir Sfishta, ka thënë se përparësi sivjet sa i përket konkursit dhe regjistrimit të studentëve ka qenë aplikimi online, i cili e ka lehtësuar punën.
“Sivjet konkurrimi ka qenë përmes sistemit elektronik online dhe studentët nuk kanë pas nevojë fare të vijnë në Prishtinë që të aplikojnë. Numri i përgjithshëm i aplikantëve ka qenë 7 mijë e 200, kapacitetet i kemi 3600 vende. Komisioni i caktuar nga Qendra e Studentëve, parlamenti i Studentëve, MASHT-i e ka bërë përzgjedhjen e atyre studentëve që kanë fituar pikë më shumë, janë shpall rezultatet, studentët që janë nda të pakënaqur, kanë menduar që iu ka bërë e padrejtë kanë pas dy ditë afat ankese, janë ankuar, kemi pas një numër të konsiderueshëm të ankesave, mirëpo vlen të theksohet se vetëm 6 prej tyre kanë qenë të bazuara. Kjo ka bërë që këtë përzgjedhje të cilën e ka bërë edhe sistemi i aplikuar sivjet elektronik, ka qenë shumë transparent, shumë më i besueshëm dhe janë zgjedh ata studentë që me të vërtetë e kanë merituar të jenë pjesë e QS-së”, ka deklaruar Sfishta.
Ai ka shpjeguar se kriter kryesor për regjistrim në konvikte por edhe në mensë është që studenti të jetë në studime të rregullta, derisa kriteret tjera kryesisht kanë të bëjnë me suksesin e studentëve që e kanë përfunduar vitin e parë, pasi që ata që janë në fillim të studimeve të gjithë trajtohen të barabartë me nga 15 pikë në fillim të aplikimit.
“Si kriter bazë është që të jetë student i rregullt i UP-së, që të jenë 25 kilometra e tutje nga kryeqyteti, si dhe kriteri kryesor ka qenë nota mesatare më e lartë e studentëve tërheq pikë më shumë. Këtë vit si kriter ka qenë kriter lehtësues të them ashtu për studentë të mirë, me notë të mirë mesatare ka qenë për tri fakultetet, Mjekësia, Tekniku dhe Fakulteti i Shkencave Matematikore Natyrore nëse e kanë pas notën mesatare 9.0 janë pranuar automatikisht edhe nëse nuk e kanë plotësuar kuotën, kurse për fakultetet tjera ka qenë nota mesatare 9.5 edhe nëse si kanë plotësuar kriteret tjera janë pranuar automatikisht, mendoj që ka jap një efekt pozitiv tek studentët, një stimul për ata studentë që mësojnë, që studiojnë dhe kanë nota të mira”, ka deklaruar Sfishta.
Qendra e Studentëve posedon shtatë konvikte me gjithsej 3 mijë e 600 vende, si dhe mensën me rreth 5 mijë vende.
Pagesa për banim në konvikte është 20 euro, kurse, për ushqyerje në mensë është 15 euro.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...