“Na jepni mundësinë dhe do të shihni që do të jemi evropianë të mirë”

8 Tetor 2016 - 10:45      

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Valon Murtezaj, ka mbajtur fjalimin kryesor në manifestimin e Kongresit Paneuropa, që po i mban punimet në Vjenë.

Kështu thuhet në njoftimin për media të MPJ-së, ku tregohet se Murtezaj, para pjesëmarrësve të shumtë, gjatë fjalimit është përqendruar në ardhmen e Evropës dhe të Kosovës si pjesë e Evropës, në rrugëtimin e saj që po e ndjekë.

Murtezaj ka deklaruar se “Kosova është Evropë dhe se Evropa është fati ynë i përbashkët”, transmeton koha.net. Ai ka shtuar se shtuar se Evropa duhet të ju ofrojë qytetarëve të Kosovës mundësi për të qenë pjesë e saj.

“Kosovës dhe qytetarëve të saj, në veçanti të rejave dhe të rinjve të ju ofrohet perspektiva evropiane. Na jepni mundësinë dhe do të shihni që do të jemi evropianë të mirë”, është shprehur Murtezaj, derisa i ka siguruar të pranishmit për vizionin e palëkundur evropian të Kosovës.

E për sfidat dhe sukseset e politikës së jashtme ka zgjedhur që të flasë në Holandë, shefi i diplomacisë në Kosovë, Enver Hoxhaj.

“Në përfundim të vizitës dyditore në Holandë, mbajta një ligjëratë në Instiutin Clingendael për Marrëdhënie Ndërkombëtare, ku fola për të arriturat e politikës së jashtme të Kosovës dhe sfidat e saj, përfshirë prioritet dhe planet. Mes të tjerash, theksova se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ka kuptim vetëm atëherë kur të përfundoj me njohjen e ndërsjellë”, ka treguar ai në Facebook.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...