Kërcënimi serb për Trepçën

8 Tetor 2016 - 09:59      

Deputetët serbë, ndërkaq, kanë qenë pjesëmarrës në sallën plenare vetëm gjatë shqyrtimit të parë të Ligjit, për t’i braktisur punimet para se të niste procesi i votimit.

Slavko Simiq, shef i grupit parlamentar të LS-së, fillimisht ka iniciuar një votim për ta hequr nga rendi i ditës Ligjin për “Trepçën”. Është mbështetur me vetëm 8 vota, e kundër kanë qenë 86, shkruan sot Koha Ditore.

Ai ka thënë se Ligji përbën rrezik për punëtorët serbë dhe për veriun e banuar me serbë, e në të cilën pjesë operojnë numër i madh i njësive thelbësore të Trepçës.

“Konsiderojmë se zgjidhja e kombinatit të Trepçës duhet të jetë në të mirë të zhvillimit të të gjitha komunave të Kosovës. Zgjidhje e qëndrueshme mund të arrihet vetëm me bashkëpunimin dhe konsultimin e Qeverisë me përfaqësuesit e kombinatit dhe me autoritetet e komunave serbe”, ka thënë ai. “Ky Ligj është i papranueshëm. Ne duam që kjo çështje të zgjidhet në dialog”.

Deputeti Nenad Rashiq ka qenë më i ashpër se ky. Ai ka thënë se, nëse Ligji kalon, marrëdhëniet me komunitetin serb do të lëndohen shumë. Madje, ka kërcënuar se, ligji që nuk mbështetet prej tyre, nuk do të mund të jetë i implementueshëm.

“Votojeni nëse doni që ligji të jetë shkronjë e vdekur. E nëse doni që me të të rregullohen çështjet, atëherë duhet konsultuar me serbët e veriut”, ka thënë ai. “Ky ligj do të rrënojë të gjitha komunikimet me serbët. Unë ju garantoj se me këtë qasje nuk do të keni sukses”.

E, kolegët e tyre të subjekteve shqiptare në pushtet, e kanë theksuar të kundërtën. Ata i kanë dhënë karakter ceremonial seancës për Ligjin për “Trepçën”, dhe kanë folur në superlativ për përmbajtjen e tij. (Më shumë detaje rreth Ligjit për Trepçën mund të gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...