8 Tetor 2016 - 09:54
Por, një bashkëpartiak i tij ka folur diçka rreth kësaj, shkruan sot Koha Ditore.
“Duhet të kalohet me urgjencë, sepse janë krijuar rrethana të reja”, ka qenë reagimi i deputetit Arben Gashi, pas kritikave për përshpejtim procedure që kanë dhënë deputetët e LVV-së.
Glauk Konjufca ka qenë ai që ka ngritur si çështje mungesën e një arsyetimi substancial për ngutinë rreth këtij ligji.
“Ne i kemi vërejtjet tona, por në mënyrën si po thotë Beqiri, s’kemi kohë për shqyrtim të amendamenteve. Kjo po bëhet me qëllim. Qeveria ka pasur kohë dy vite që ta bëjë Ligjin si duhet dhe të mos bëjmë gabime për shkak të ngutisë. Pse nuk duhet leximi i dytë të bëhet javën e ardhshme, që të shkojë në lexim të dytë. S’dëgjova asnjë arsyetim për këtë”, ka theksuar Konjufca. “Ligjet me të rëndësishme të vendit i kemi proceduar brenda një seancë në të njëjtën ditë. Kjo është skandaloze, që brenda dy ore ta kryejmë Ligjin për Trepçën. Kjo është e papranueshme”. (Më shumë detaje nga votimi i mbrëmshëm rreth Ligjit për Trepçën mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...