8 Tetor 2016 - 00:17
Ka thënë se Qeveria do të dëshironte një seancë si kjo për Trepçën ku shumica e palëve pajtohen për çështje të rëndësishme, e jo, siç ka thënë ai demarkacioni të përdoret si kauzë politike e grupeve të caktuara.
Havolli ka shprehur edhe njëherë bindjen e Qeverisë se Kosova nuk humb asnjë milimetër tokë nga demarkacioni me Malin e Zi.
Në anën tjetër, sa i përket Asociacionit të Komunave me shumicë serbe ka thënë se, siç kanë deklaruar edhe më parë në përfaqësuesit qeveritarë, do të kthehet në agjendë tek pasi që të ketë zbatim të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, anga ana e palës serbe.
“I takon nivelit të larët politik në Kosovës të deklarohet, megjithatë mund të them se në të gjitha takimet që kryeministri Mustafa ka pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me vendet e ndryshme të Bashkimit Evropian ka kërkuar që t’i bëhet presion Serbisë në zbatimin e marrëveshjeve. Kosova vazhdimisht ka qenë më konstruktive në dialog”, ka thënë Havolli.
Në anën tjetër, këshilltari për ekonomi i kryeministrit Mustafa, ka shprehur bindjen se politikat qeveritare në ekonomi kanë mundësuar avancim të pozitës ekonomike të Kosovës.
Ka thënë se rritja ekonomike të jetë e kënaqshme, teksa ka përmendur se vendimet për Pakon Fiskale e ai për Fondin për garancinë kreditore tek do të nisin të japin rezultatet e veta këtë vit dhe në vitet në vazhdim.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...