7 Tetor 2016 - 23:54
“Trepça ka më shumë se 20 njësi të shtrira në gjithë Kosovën. Por ajo që është bërë fillimisht me ligj janë nxjerr asetet thelbësore siç janë minierat me flotacion në Stan Tërg, në Kishnicë dhe Artanë, si dhe ato Kopaonikë dhe Leposaviq, bashkë edhe me pjesën tjetër të përpunimit të mineraleve”, ka thënë Havolli, në “Interaktiv” të KTV-së.
Ai ka thënë se pjesa prej 20 për qind të aksioneve të Trepçës që do të transferohen punëtorëve të këtij gjiganti do t a rrisë konkurrencën ndërmjet flotacioneve për një rendiment më të lartë.
“Ligji nuk duhet të shihet nga spektri etnik. Kjo mund të kërkojë pak kohë deri sa të kuptohet, por kjo do të jetë në favor të qytetarëve të Kosovës pa dallim”, ka thënë Havolli.
Këshilltari Havolli ka thënë se dividentat që do të dalin nga Trepça do të shkojnë në përmirësimin e kushteve të punës për këtë ndërmarrje, sepse siç ka thënë ai mjetet e punës janë të vjetruara dhe kanë nevojë për investime.
“20 për qind e taksës që e paguan Trepça, pritet t’i kthehet banorëve përmes aktiviteteve dhe investimeve infrastrukturore, sepse konsiderohet se dëmi ku ato miniera funksionojnë shkaktojnë më shumë dëme se në pjesët tjera”.
Sipas Havollit, Trepça është një temë që për 17 vjet nuk e ka gjetur përkrahjen. Ai është kthyer prapa në vitin e kaluar me të cilën Qeveria e Kuvendi kishin fituar kohë duke mos e çuar në likuidim Trepçën.
“Prej asaj kohe deri më sot është punuar intensivisht që të nxirret një ligj i cili plotëson kushtet ekonomike. Kemi pasur takime të shpeshta dhe të rregullta me të gjitha palët e përfshira në proces, për hartimin e këtij Ligji që nuk ka dyshim se është Projektligji më i mirë i mundshëm”, ka thënë Havolli.
Ai ka thënë se që Ligji është më i miri i mundshëm e dëshmojnë edhe përkrahja konstruktive që i kanë dhënë dy partitë opozitare, AAK e Nisma, me gjithë vërejtjet siç ka thënë ai sipërfaqësore për ligjin.
Derisa, ka thënë se shumë nga vërejtjet e Vetëvendosjes janë të natyrës teknike.
“Nuk ka ndonjë rast që Kuvendi është pronar i aseteve, sepse ligjet në Kosovë e njohin ekzekutivin si pronar të aseteve”, ka thënë Havolli. “Mineralet në bazë të ligjeve aktuale në fuqi janë pasuri e Kosovës dhe natyrisht nuk mund të tjetërsohen, sepse nuk lejohet”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...