7 Tetor 2016 - 18:36
“Sepse po tentohet që të quhet ndryshe një privatizim i Trepçës”, ka thënë ajo.
Ajo ka kërkuar amandamentim thelbësor për Trepçën.
“Ky projektligj është me mangësi, dhe po përpiqeni madje duke pretenduar që të dilni si patriotë ta votoni në dy lexime brenda pak orëve. E keni sjellë në këtë moment që ky gjigant në formën si është procedua, pa studim paraprak të fizibilitetit, konfirmon faktin se po përpiqeni të fshihni shumë të panjohura dhe mangësi. Ky ligj i mundëson qeverisë të marrë vendime radikale pa e pyetur Kuvendin”, ka thënë Kadaj Bujupi.
Ajo ka akuzuar Qeverinë e Mustafës për formën se si po e procedon ligjin, duke u kujtuar atyre se këto vendime nuk do të jenë të mira as për qytetarët e as për vendin.
“Trepça ndërmarrje publike është e vetmja zgjidhje. Nuk do të lejojmë që Trepçës t’i përsëritet fati i Feronikelit dhe Aeroportit të Prishtinës”, ka thënë deputetja e VV-së.
Në anën tjetër, Faton Topalli, deputet i VV-së ka numëruar listën e aseteve që “Trepça” i posedon në Kosovë dhe në vendet e ish-Jugosllavisë, e të cilat sipas tij do të duhej të përmendeshin në Ligj.
“Në Ligj po thuhet se ai është punuar në bazë të një plani të fizibilitetit, e ne këtu nuk po shohim kurrfarë fizibiliteti”, ka thënë Topalli.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...