7 Tetor 2016 - 17:06
Ai ka thënë se ky projektligj në krahasim me atë të para dhjetë muajve është shumë më i mirë, dhe se kritikat kanë pasur efektin e tyre, ndërsa ka theksuar se e mbështet këtë projektligj, raporton Koha.net.
“Nëse kritikat janë të drejta në interes të vendit merren drejt dhe seriozisht atëherë fiton vendi, dhe ky projektligj tani është shumë më ndryshe si ai para dhjetë muajve. E mbështesim këtë projektligj. Trepça nuk është i një regjioni, e një Qeverie me një mandat, por duhet të merren parasysh të gjitha vërejtjet e të gjitha partive politike dhe të përmirësohen të gjitha gjërat e padobishme nga ky projektligj”, ka thënë Limaj.
Ai ka kërkuar që të përcaktohet çështja e aseteve.
“Ajo që ne e kemi të paqartë është çështja e aseteve, ne kërkojmë që saktësisht në këtë projektligj të përcaktohen asetet e Trepçës. Të gjitha asetet të cilat kanë qenë në të kaluarën e Trepçës të kalojnë në këtë ndërmarrje të Trepçës, praktikisht të re”, është shprehur ai.
Limaj ka thënë se duhet të sqarohet edhe çështja e 20 përqindëshit të punëtorëve. Ky 20 përqindësh ai ka thënë se duhet t’iu jepet punëtorëve të viteve 89-të.
“Çështja e punëtorëve. Minatorët e 89-tës edhe në Kishnicë edhe në minierat e tjera duhet të përcaktohet që t’iu jepet 20 përqindëshi. Le të shërbejë ky moment shumë i rëndësishëm për ekonominë e vendit si simbol i krenarisë dhe i shpresës tonë, dhe të krijimit të zhvillimit të vendit. Kosova ka nevojë për investime direkte. Kosova ka nevojë me e ngrit në këmbë Trepçën”, është shprehur Limaj.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...