Beqiri: Projektligji për Trepçën të mos na ndajë në etni dhe parti

7 Tetor 2016 - 16:39      

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se projektligji për Trepçën simbolizon shumëçka për qytetarët dhe shtetin e Kosovës.

Sipas tij, ky projektligj është ngjarje e veçantë për qytetarët e Kosovës, veçmas për punëtorët e Trepçës, të cilët kanë sakrifikuar shumë për shtetin e Kosovës, në të gjitha etapat e shtet ndërtimit, transmeton KP.

“Nuk ka se si mos t’i gëzohemi faktit që Trepça po bëhet me ligj, i cili realizon një të dejtë të tyre dhe po bëhet zgjidhje e zgjidhjes së ankthit dhe problemit për të ardhmen e tyre si punëtorë. Jemi shumë të bindur që asgjë nuk është e përkryer, por nga puna e bërë, është bërë maksimumi i të mundshmes që të kemi një projektligj mjaftë të mirë. Vota për projektligj nuk duhet me nda as në etni as në parti. Unë dua të besoj që votimi për projektligjit do të jetë votë e fuqishme”, tha ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...