Ymeri: Qeveria dëshiron ta shesë pjesë-pjesë Trepçën

7 Tetor 2016 - 16:36      

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se Qeveria përmes projektligjit për Trepçën dëshiron ta shesë atë pjesëë-pjesë, transmeton Koha.net.

“Dihet rëndësia që ka Trepça. Qytetarët kanë përfituar më parë nga pasuritë e Trepçës. Pasi kemi qenë pjesë e Jugosllavisë dhe ajo i ka shfrytëzuar të mirat e saj. Mbi 20 mijë të punësuar kanë qenë në kompleksin industrial Trepça. Këtë të kaluar Mustafa tha se nuk duam ta kthejmë. E ardhmja e Trepçës është për ta shitur atë pjesë-pjesë. Si hajni që e vjedh veturën dhe e shet atë pjesë-pjesë. Qeveria këtë donë për Trepçën”, ka thënë Ymeri.

Ai më tutje ka thënë se me këtë Projektligj Kuvendi e përjashton veten nga vendimet dhe pronësia për Trepçën.

“Nuk po them se nesër ajo do të shitet, por shumë shpejt ajo do të shitet sepse ligji e parasheh atë. E vetmja rrugë e Trepçës është që të shndërrohet ajo në ndërmarrje publike, kjo nënkupton se shteti e merr përsipër zhvillimin e saj. Me këtë ligj përjashtohet Kuvendi për vendimet dhe pronësia për Trepçën, pa e ditur fare vlerën e saj dhe asetet e saj”, ka thënë Ymeri.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...