Mustafa: Ligji e bën Trepçën kompani atraktive për investime

7 Tetor 2016 - 16:19      

Deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa, njëherësh kryetar i Komisioni për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës ka thënë se komisioni të cilin e drejton e ka mirëpritur tekstin e projektligjit, dhe ka konstatuar se ky ligj është i një rëndësie shumë të veçantë, sepse, sipas tij, ka caktuar pronarin e Trepçës, që është Kosova në 80 për qind dhe punëtorët e saj në 20 për qind.

“Kjo i hap rrugë që Trepça të kthehet në një kompani atraktive për investime edhe të Qeverisë edhe të punëtorëve por edhe të sektorit privat në forma të ndryshme”, ka thënë Mustafa, teksa ka shtuar se pret që në mes të dy leximeve që do t’i bëhet sot këtij Ligji të precizohen amendamentet edhe vërejtjet e palëve të caktuara.

Mustafa ka thënë se në këtë fazë sa ka qenë duke u punuar Ligji, Komisioni ka pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli dhe me kryeministrin Isa Mustafa.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...