Holanda e vendosur të përkrahë e ndihmojë Kosovën në procesin eurointegrues

7 Tetor 2016 - 15:54      

Prishtinë, 7 tetor – Ministrja e Drejtësisë, znj. Dhurata Hoxha priti në takim njoftues ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems.

Ministrja Hoxha uroi Ambasadoren Willems për detyrën e re, njёherit shfaqi përkushtimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës, jo vetëm në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, por edhe në kuadër të Integrimeve Evropiane.

Në takim, Ministrja Hoxha falënderoi Ambasadoren Willems për bashkëpunimin dhe përkrahjen që ka ofruar Ambasada e Holandës në Kosovë, veçanërisht Ministrisë së Drejtësisë dhe u zotua për gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit me Ambasadën dhe Ministrinë e Drejtësisë së Holandës.

Ambasadorja Willems, shprehu mirënjohjen e saj për gatishmërinë e ministres Hoxha për të thelluar bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe shfaqi qëndrimet e shtetit Holandez për vazhdimin e bashkëpunimit dhe ofroi ndihmë në rrugën e Integrimit Evropian, duke vlerësuar se perspektiva evropiane është e garantuar për Republikën e Kosovës dhe se Mbretëria e Holandës është e vendosur për të përkrahur dhe ndihmuar këtë proces, duke ofruar ndihmë në sektorin e drejtësisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...