Ministrja Bajrami: S’mund të krenohemi për programe që fuqizojnë ekonomikisht të gruan

7 Tetor 2016 - 15:51      

Prishtinë, 7 tetor - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, mori pjesë në ceremoninë e themelimit të “Forumit Ekonomik të Gruas” me ç ‘rast nëntë organizata të grave, InstitutiRiinvest dhe USAID nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për projektin “Partneriteti për fuqizimin e pjesëmarrjes dhe performancës së gruas në biznes, nëpërmjet themelimit të “Forumit Ekonomik të Gruas”, hartimit të “Agjendës Nacionale për Gruan në Biznes” dhe avokimit të çështjeve me interes” financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe zbatuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim - ATRC.

Ministrja Bajrami në fjalën e saj tha seedhe pse në ketë event merr pjesë në cilësinë e ministres, ajo po ashtu ballafaqohet dhe ka kaluar të gjitha sfidat që kanë edhe gratë tjera në vend. Ministrja premtoi se do të bashkëpunojë ngushtë me “Forumin Ekonomik të Gruas”; do t’i ftojë në takimet e “Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik” dhe, për më shumë, Agjendën Nacionale të Gruas do ta inkorporojë në Strategjinë për Zhvillimin e Sektorit Privat.

Ministrja premtoi gjithashtu se “Forumi Ekonomik i Gruas” tani e tutje do të jetë pjesë e secilës ngjarje që organizon MTI-ja dhe pret që gratë të jenë aktive në çdo instancë. Bajrami tha se “nuk mund të krekosemi as si shoqëri dhe as si Qeveri që kemi pasur programe të veçanta për fuqizimin ekonomik të gruas, por mendoj se çdo hap i mirë që kemi bërë në qeverisje ka pasur ose do të ketë efekt në përmirësimin e gjendjes së gruas në shoqëri në përgjithësi.”

Ministrja Bajrami shtoi se shumë gra kanë kosto të madhe oportune në momentin kur ato aktivizohen në jetën ekonomike ose politike, sepse infrastruktura mbështetëse nuk është e mjaftueshme. Ajo me tutje nënvizoi se shpenzimi racional i buxhetit do të krijojë hapësirë që të ndërtohen më shumë shkolla, qendra të kujdesit ditor për fëmijët, qendra të kujdesit për të moshuarit, kështu që gratë do të mund të jenë më aktive në të gjitha sferat e shoqërisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...