Ministri Avdullah Hoti merr pjesë në Takimin e ministrave të financave të Frankofonisë

7 Tetor 2016 - 15:45      

Ministri i Financave i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka marrë pjesë në Takimin e ministrave të financave të Frankofonisë, i cili mbahet në margjina të ansambleve të përgjithshme të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Në këtë takim janë diskutuar çështjet financiare, të zhvillimit ekonomik, menaxhimi i qëndrueshëm, si dhe borxhi publik.

Takimi u organizua në prag të Samitit të Frankofonisë, që do të mbahet në Madagascar më 26 dhe 27 nëntor të këtij viti, ku do të bëhet një prezantim i përfundimeve që dalin nga ky takim, i cili po zhvillohet aktualisht në Uashington të SHBA-së.

Republika e Kosovës që nga vitin 2014 është anëtare me status vëzhgues në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, që përbëhet nga 80 shtete anëtare dhe qeveri (57 anëtarë dhe 23 vëzhgues). Ndërsa, Rrjeti i Ministrave të Financave të Frankofonisë kryesohet nga ministri i Ekonomisë dhe Financave të Senegalit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...