Bruto produkti vendor shënon rritje 3,3%

7 Tetor 2016 - 14:53      

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bruto Produktin Vendor” (BPV) për tremujorin e dytë 2016, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve me çmime aktuale dhe konstante.

BPV-ja në tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2016 shënon rritje reale për 3.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2015.

Rritja reale e BPV-së sipas aktiviteteve ekonomike është si vijon: transporti dhe magazinimi me 10.9%; hotelet dhe restorantet me 7.8%; aktivitetet financiare dhe të sigurimit me 5.1%; furnizimi me energji elektrikë, ujë dhe trajtim të mbeturinave me 4.8%; tregtia me shumicë dhe pakicë me 4.6%; ndërtimtaria me 4.0%; dhe bujqësia, gjuetia, pylltaria me 2.0%.

Ndërsa, rënie reale kishte në afarizmin me pasuri të patundshme (4.9%); industrinë nxjerrëse (2.1 %); administrimi publik (1.1%); dhe industria përpunuese (1.0 %).

BPV-ja sipas qasjes së shpenzimeve ka pasur rritje në: formimin e bruto kapitalit me 10.2%; importin e mallrave dhe shërbimeve me 8%; dhe shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe Institucionet jopërfituese në shërbim të ekonomive shtëpiake (IJPSHESH) me 6.5%.

Ndërsa, rënie reale kishte te shpenzimet e konsumit final të Qeverisë (8.1)% dhe në eksportin e mallrave dhe shërbimeve (0.5%).
Për më shumë informata lidhur me “Bruto Produktin Vendor (BPV) për tremujorin e dytë të vitit 2016, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve (me çmime aktuale dhe konstante), vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...