Ambasadori i parë i Kosovës në Kanada dorëzoi letrat kredenciale

7 Tetor 2016 - 14:47      

Prishtinë, 7 tetor - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Kanada, Lulzim Hiseni, i ka dorëzuar letrat kredenciale Guvernatorit të Përgjithshëm të Kanadasë, David Johnston, në Quebec City, ku është edhe rezidenca e dytë zyrtare e kreut të shtetit.

Në takimin që ka pasur pas ceremonisë, ambasadori Hiseni dhe guvernatori Johnston, diskutuan për marrëdhëniet bilaterale të cilat u vlerësuan lart nga Johnston, i cili kujtoi takimin e tij të fundit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Derisa ka rikonfirmuar angazhimin e tij dhe të Kanadasë në mbështetjen e Kosovës, guvernatori Johnston vlerësoi qasjen pozitive të Republikës së Kosovës në politikën e jashtme, ku bën pjesë edhe hapja e Ambasadës së Kosovës në Ottavë, dhe caktimin e Hisenit, ambasador i parë rezident i Republikës së Kosovës në Kanada.

Nga ana tjetër, ambasadori Hiseni në këtë takim theksoi se marrëdhëniet me Kanadanë janë jashtëzakonisht të rëndësishme për faktin se ky vend është një nga mbështetësit kryesorë të Kosovës që nga periudha para ndërhyrjes së NATO-s.

Ndërsa ka shtuar se “kontributi i saj kundrejt Kosovës është shumëdimensional, duke filluar nga ai politik, ekonomik, social e kulturor”. Me këtë rast ambasadori Hiseni theksoi se në vizionin e saj të politikës së jashtme, Republika e Kosovës e konsideron Kanadanë si vend partner, mik dhe mbështetëse të palëkundur në rrugën e saj drejt konsolidimit të plotë ndërkombëtar me theks në integrimet euro atlantike. Kanadaja është ndër vendet e para që njohën pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe që atëherë marrëdhëniet bilateral janë thelluar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...