Kinezët marrin 100% aksionet e Aeroportit të Rinasit

7 Tetor 2016 - 14:34      

Tirana International Airport (TIA) ka njoftuar sot se China Everbright Limited, një kompani ndërkombëtare investimesh dhe menaxhimi të aseteve e vendosur në Hong Kong, merr në zotërim 100% të kapitalit aksionar të TIA-s. Kështu, aksionet e aeroportit të vetëm në vend, kalojnë nga gjermanët në duart e kinezëve.

“Me kënaqësi njoftojmë një epokë ndryshimi me China Everbright Limited,” u shpreh Z. Rolf Castro-Vasquez, drejtor i përgjithshëm ekzekutiv i TIA-s, transmeton Shqip.

“Ortakët tashmë në ikje, AviAlliance, DEG dhe AAEF, si edhe të gjithë punonjësit kanë punuar për zhvillimin e aeroportit dhe me krenari i kanë shërbyer pasagjerëve të tij duke ofruar standarde bashkëkohore. Shpresojmë për zhvillime të mëtejshme me ortakun e ri China Everbright Limited, duke ofruar atë për të cilën kanë nevojë dhe dëshirojnë udhëtarët tanë,” shtoi ai.

Duke filluar nga data 23 prill 2005, e gjithë përgjegjësia për zhvillimin, operimin dhe menaxhimin e Tirana International Airport Nënë Tereza ka qenë në dorën e Tirana International Airport SHPK (TIA).

Në vitin 2005, TIA mori në administrim Aeroportin e Rinasit me një numër pasagjerësh prej përafërsisht 600,000. Më shumë se 70 milionë euro janë investuar në zhvillimin dhe zgjerimin e Aeroportit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...