Vuçiq: Nëse miratohet Ligji për Trepçën, Prishtina s’ka si të bashkëpunojë me Beogradin

7 Tetor 2016 - 14:30      

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se për telekomunikacionin në Kosovë pret vazhdimin e bisedimeve me zyrtarë evropianë dhe me shqiptarë të Kosovës, transmeton Koha.net.

"Do të kemi edhe shumë kontakte, do të përpiqemi nëse mund të ndreqim diçka dhe do të shohim nëse çdo është trajtuar", ka thënë Vuçiq.

Në planin veprues për telekomunikacionin në Kosovë, Vuçiq ka thënë se problematike janë pikat 9 e 11 që kanë të bëjnë me stacionet bazë dhe me pronën.

"Nëse kjo është ajo në bazë të së cilës vendoset rregulla edhe në të gjitha fushat tjera, atëherë pasuria automatikisht u takon atyre dhe mund të themi : Mirë u pafshim Trepçë, Gazivodë dhe Valaç'",ka thënë ai, njofton b92, duke shtuar se nëse merret vendimi për planin veprues, ai edhe do të kumtohet.

Duke komentuar Ligjin për Trepçën, Vuçiq ka thënë se nëse ai miratohet në Kosovës nuk e di se si autoritete e Prishtinës do të bashkëpunojnë me serbët e Kosovës dhe me autoritete në Beograd.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...