7 Tetor 2016 - 14:25
Përmes një komunikate për medie, Vetëvendosje thekson se aktivisti Shatri, njëkohësisht ish - ushtar i UÇK-së, është arrestuar në lidhje me aksionin protestues të rrotullimit të xhipave të EULEX-it, në vitin 2009, me të cilin Lëvizja Vetëvendosje paralajmëronte se ky mision ndërkombëtar nuk do të sillte drejtësi. Një gjë e cila u vërtetua më përfshirjen e zyrtarëve të këtij misioni në korrupsion, për luftimin e të cilit edhe thirren.
Klani "Pronto" në vazhdimësi është duke e përdorur policinë si mjet për ta luftuar opozitën, teksa aferat e këtij klani sa vijnë e shtohen. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistit Naser Shatri dhe kërkojmë që të pushojnë përndjekjet ndaj aktivistëve tanë. Ashtu siç u dëshmua se misioni i EULEX-it është i padrejtë e i korruptuar, po aq e qartë është nevoja për largimin e klanit "Pronto" nga pushteti, këtij organizimi kriminal që po e shkatërron vendin.
Përpjekja jonë për çlirimin e institucioneve, vendosjen e drejtësisë dhe Republikën e së drejtës nuk do të ndalet asnjëherë. Lufta jonë për drejtësi do të vazhdojë. Çlirimi i Kosovës nga klani "Pronto" do të ndodhë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...