FMN i kërkon Kosovës reformimin e skemës së pensioneve për veteranët e UÇK-së

7 Tetor 2016 - 14:07      

Ministri i Financave Avdullah Hoti po udhëheqë delegacionin e Kosovës në takimet Pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore(BB), që po mbahen në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë ditës së sotme Ministri Avdullah Hoti bashkë me Guvernatorin e Bankës Qendrore z. Bedri Hamza dhe delegacionin e Kosovës u takuan me Zëvendësdrejtorin Menaxhues të FMN-së z. Tao Zhang, Drejtorin për Evropë të FMN-së z. Paul Thomsen, Drejtorin Ekzekutiv z. Ibrahim Canakci, si dhe përfaqësues të tjerë të FMN-së. Në këto takime u diskua për një numër çështjesh, përfshirë progresin e arritur në implementimin e Programit Stand-By, si dhe hapat që duhet të ndërmerren për të përmbyllur këtë program me sukses.
Përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar vlerësuan arritjet e deritanishme, dhe u zotuan për të vazhduar edhe më tutje me përkrahjen e reformave në Kosovë.

Një çështje që u diskutua në të gjitha takimet me përfaqësuesit e FMN-së ishte ajo që lidhet me Veteranët e Luftës dhe nevojën mjaft urgjente që skema e pensioneve për këtë kategori të reformohet sa më shpejtë, për tu siguruar se kjo skemë është e qëndrueshme në periudhën afatgjate.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...