7 Tetor 2016 - 13:45
Bratislav Jugoviq, i cili kohë më parë dha dorëheqje në funksionin e Lëvizjes socialiste (Pokret socijalista, parti e Aleksandar Vulinit në koalicion me SPS-in e Ivica Daçiqit)që të mund të kandidohet në zgjedhjet presidenciale të Serbisë, ka deklaruar sot se bisedimet Beograd- Prishtinë është e nevojshme të transferohen në Moskë.
"Bisedat e Beogradit e të Prishtinës janë bërë të pakuptimta për shkak të paaftësisë së Brukselit që të merret me këtë temë të madhe e të ndjeshme. BE është i paaftë ta ruajë veten vet, është i paaftë ta zgjidhë krizën e emigrantëve e padyshim që është i paaftë t’i zgjidhë problemet në Kosovë”, citon gazeta “danas” të ketë thënë Jugoviq.
Ai ka folur edhe për referendumin në Republika Srpska dhe për të ka thënë se i ka ruajtur interesat e Serbisë në Kosovë.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...