Rashiq përgënjeshtron Qeverinë për Demarkacionin

7 Tetor 2016 - 12:58      

Lista Srpska ende nuk ka folur me Qeverinë e Kosovës për votim ose mos votim të rreth Marrëveshjes së Demarkacionin me Malin e Zi, transmeton Koha.net.

Deputeti në Kuvendin e Kosovës Nenad Rashiq ka thënë se nuk është e vërtetë deklarata e përfaqësuesit të Qeverisë së Kosovës se i kanë “të sigurta votat e Listës Spska për ratifikim të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi”.

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës për medie Faton Abdulahu dje ka deklaruar se i kanë të sigurta vota e Listës Srpska për ratifikim të marrëveshjes.

Rashiq, në radio kim ka përkujtuar se deputetët e Listës Srpska nuk kanë kurrfarë komunikimi me përfaqësuesit e Qeverisë lidhur me ratifikimin marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.

“Ky pohim nuk është i vërtetë, sepse asgjë nuk ka ndodhur dhe askush në asnjë mënyrë deh në asnjë nivel nuk ka biseduar me ne. ky lloj spekulimi që në mënyrë konstante po përsërite, po bëhet imitues. Nuk e di me kënd ka mundur të flasë këshilltari i kryeministrit e të marrë ndonjë konfirmim, por me mau e me kolegët e mi sigurisht që jo”, ka thënë Rashiq.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...