Rama flet me krerët e bashkive për importin e mbetjeve

7 Tetor 2016 - 12:30      

Kryeministri Edi Rama, në një takim me ricikluesit dhe krerët e bashkive, foli sërish për çështjen e importit të mbetjeve, të cilën e konsideroi “çështje me sensibilitet të madh për qytetarët”.

“Ndalohet rreptësishtë importi i plehrave për djegie apo groposje. Autorizimi për importin e mbetjeve iu jepet vetëm subjekteve që riciklojnë. Nëse nuk do të ndërmerrnim këtë hap do të shkonim drejt një humbjeje të madhe në disa plane. Do të humbisnim 234 milionë euro në teknologji, nëse nuk miratohej ligji”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se “industria ricikluese duhet të jetë një nga motorët e zhvillimit ekonomik” në vendin tonë. “Shqipëria sot është më e pastër seç ishte 3 vjet më parë, por ende nuk është aq i pastër sa duhet. BE-ja synon që në vitin 2020 të ketë mesatare të riciklimit të mbetjeve 50%. Është ambicie shumë e madhe, ndërsa ne duam që deri në këtë vit të jemi mbi 35%”, shtoi kreu i qeverisë.

Rama tha se kjo bëhet vetëm duke pasur një marrëdhënie të mirë mes bashkive dhe industrisë ricikluese.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...