Beogradi do ultimatum të BE-së edhe për Prishtinën

7 Tetor 2016 - 12:09      

Marko Gjuriq ka kërkuar që Bashkimi Evropian të vërë ultimatum edhe për Prishtinën për formimin e Asociacionit të Komunave serbe, transmeton Koha.net.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq ka hedhur poshtë vlerësimet e BE-së se në dialogun e Beogradit e të Prishtinës “nuk bëhet fjalë për ultimatum por për zbatim marrëveshjesh".

Gjuriq ka thënë se është “mahnitur” me deklaratën e Maja Kocijançiqit dhe e pyeti ku ishte komenti i saj kur “Serbia u quajt grusht mjerimi”.

"Nëse ajo që BE ia bën Serbisë nuk është ultimatum, atëherë çfarë është ajo kur keni një detyrim të imponuar që duhet ta zbatoni , e për të keni afat për ta zbatuar dhe sanksione nëse nuk zbatoni?", ka pyetur Gjuriq, njofton b92 .

Gjuriq po ashtu e ka” pyetur" Kocijançiqin nëse deklarata e saj do të thotë se Prishtina ka afat që deri të dielën të formojë Asociacionin e Komunave serbe, se nëse nuk e formon do të ketë trajtim dhe raport krejtësisht tjetër nga Bashkimi Evropian?
Ai ka theksuar se nuk është e vërtetë të jetë harmonizuar në tërësi marrëveshja për telekomunikacionin dhe plani veprues për zbatimin e tij, sepse, siç ka thënë ai, po të ishte e harmonizuar çdo gjë, nuk do të kishte më nevojë për bisedime.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiq ka deklaruar dje se në dialogun Beograd – Prishtinë nuk bëhet fjalë për ultimatume, por për zbatim marrëveshjesh.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...