7 Tetor 2016 - 11:49
Ligji për ngritjen e strukturës së posaçme antikorrupsion, SPAK, u miratua me 122 vota pro, duke marrë dhe votat e opozitës. Kjo e fundit, sikurse kishte paralajmëruar, refuzoi të japë votën e saj për katër ligjet e tjera, duke u larguar nga salla e Kuvendit. Deputetët e djathtë argumentuan qëndrimin kundër me faktin se maxhoranca po e përdor reformën në drejtësi si një instrument për të kapur sistemin.
Me të njëjtin rezultat votimi, 86 vota pro dhe 1 vote abstenuese te Vangjel Dules, deputetët e mazhorancës miratuan katër ligjet e tjera të reformës, përkatësisht, pr/ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”; pr/ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, atë “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” dhe ndryshimet ne ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”.
Kuvendi miratoi gjithashtu ngritjen e një komisioni hetimor për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për përdorimin dhe administrimin nga strukturat e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit të pajisjes përgjuese” IMSI Cather”, të kërkuar nga opozita. Kryetar i këtij komisioni do të jetë deputeti i PD-së, Flamur Noka.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...