Azem Syla mbetet në paraburgim deri më 22 nëntor

7 Tetor 2016 - 10:48      

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, avokati Tomë Gashi bëri të ditur se klienti i tij, Azem Syla, do të mbetet në paraburgim edhe për një kohë në bazë të aktvendimit të Gjykatës së Apelit.

“Gjyqtarja e EULEX-it ka konsideruar se duhet të mbetet në fuqi vendimi mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj z.Azem Syla deri më 22 nëntor 2016 për shkak të rrezikut të përgjithshëm të tentimit të ndikimit në dëshmitarë të mbrojtur”, ka shkruar Gashi në Facebook.
Në vazhdim postimi i plotë i avokatit Gashi:

Z.Azem Syla edhe për një kohë mbetet në paraburgim sipas aktvendimt të Gjykatës së Apelit

Me aktvendimin e gjyqtares së EULEX-it, gjyqtarës së procedurës paraprake, mbetet në fuqi vendimi mbi caktimin e paraburgimit ndaj Azem Syla deri më 22 nëntor 2016.

Gjyqtarja e EULEX-it ka konsideruar se duhet të mbetet në fuqi vendimi mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj Azem Syla deri më 22 nëntor 2016 për shkak të rrezikut të përgjithshëm të tentimit të ndikimit në dëshmitarë të mbrojtur.

Gjyqtarja ka konsideruar se kontaktimi i dëshmitarit të mbrojtur 2 në emër të Azem Syla paraqet pengim të përgjithshëm të procedurave gjyqësore dhe jo thjesht vetëm tentim të frikësimit të dëshmitarit.

Është pak sa e çuditshme se si mund të frikësohet dëshmitari që ka dhënë deklaratë dhe i cili ka deklaruar se asnjëherë nuk ka qenë i frikësuar, i kërcënuar dhe se atij nuk i është kërkuar që të ndryshoj dëshminë e tij kundër z.Azem Syla dhe të tjerëve në rastin që njihet si rasti i quajtur “Tokat”.

Kontaktimi i dëshmitarit nga ana e të njohurit të tij është konsideruar si ndërhyrje në procedurë gjyqësore.

Paksa vendim jo i zakontë duke pasur dëshminë e Dëshmitarit 2.

Rasti përsëri do të shkojë në Gjykatën e Apeli të Kosovës në Prishtinë sipas ankesës të cilën kemi të drejtë ta parashtrojmë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...