Efektet e Paktit Evropian për Rini ndihen edhe në Kosovë

7 Tetor 2016 - 09:39      

Bruksel, tetor – Rrjeti CSR Kosova përmes një komunikate për medie bën të ditur se CSR Europe në Bruksel në lidhje me Garancinë për Rininë dhe aktivitetet e Paktit Evropian për Rininë ka krijuar një imazh pozitiv për Kosovën në Bruksel, që tregon se vendi ynë, përmes aktiviteteve të ndryshme dhe partneriteteve biznes-arsim, ka ndërtuar një reputacion të besueshëm dhe shumë pozitiv në Bruksel, duke qenë njëkohësisht aktiv në zgjidhjen e problemit të papunësisë së të rinjve me tërë fuqinë e sektorit privat dhe atij të arsimit.

Në këtë komunikatë theksohet:

Kanë kaluar tri vite që kur Komisioni Evropian ka lansuar “Garancinë për Rininë” (Youth Guarantee), një iniciativë për t’i dhënë çdo të riu një ofertë kualitative të punësimit, arsimit të vazhdueshëm, një zanatësi apo një trajnim brenda një periudhe prej katër muajsh pasi janë bërë të papunë ose kanë lënë arsimin formal.

Rrjeti CSR Kosova ka përvetësuar këtë drejtim të institucioneve të BE-së, të demonstruar nga ne në mbështetje të Paktit Evropian për Rini. Pakti për Rininë është një angazhim i përbashkët i biznesit dhe udhëheqësve të Bashkimit Evropian. I inicuar nga CSR Europe, ai i bashkon përfaqësuesit e biznesit, arsimit dhe rinisë, dhe institucionet europiane. U bëjmë thirrje të gjitha bizneseve, partnerëve socialë, ofruesve të arsimit dhe trajnimeve, organizatave rinore, shërbimeve publike dhe private të punësimit, mësuesve, trajnerëve, nxënësve dhe prindërve, si dhe akterëve të tjerë kyçë, për të zhvilluar ose konsoliduar partneritete në mbështetje të punësimit dhe punësueshmërisë dhe përfshirjes të të rinjve.

Rezultatet e “Garancisë për Rininë”, “Paktit Evropian për Rininë” dhe iniciativave të tjera në të gjithë Evropën nënkuptojnë se për tri vitet e fundit janë 1.4 milion më pak të rinj të papunë dhe 900,000 më pak njerëz që nuk janë në punësim apo trajnim (NEET-s).

Rrjeti CSR Kosova mbështet punën e Komisionit Evropian drejt reduktimit të këtij numri të të rinjve të papunë në të gjithë Evropën dhe më shumë se kaq . Kjo është e demonstruar nga lansimi i parë nacional i Paktit Evropian për Rininë që është bërë në Kosovë, nga iniciativat për ndërtim të partneriteteve biznes-arsim, si dhe iniciativa për avokim për mbështetje të zanatësisë dhe sistemit të arsimit dual sipas modelit gjerman në Kosovë.

Stefan Crets, drejtor ekzekutiv i CSR Europe, ka komentuar: “Si rrjet biznesor, CSR Europe është krenare të ketë Rrjetin CSR Kosova si partner të Paktit Evropian për Rini. Së bashku ne gjithashtu jemi duke përgatitur një numër të propozimeve për politika publike për ta shndërruar parteritetin biznes-arsim në ‘normalja e re’.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...