Sot seanca e Kuvendit, para deputetëve Ligji për Trepçën

7 Tetor 2016 - 08:33      

Sot në orën 15:00është caktuar të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, Pikë e veçantë e rendit të ditës në këtë seancë do të jetë Projektligji për Trepçën.

Projektligji për Trepçën është proceduar të mërkurën nga Qeveria, transmeton Koha net.
Kundër këtij projektligji janë shprehur ministrat dhe deputetët e Listës serbe.

As sot nuk është në rend dite shqyrtimi i propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës, me të cilin konsiderohet interes publik lëshimi i licencës për Projektin e Kompanisë ‘Envidity Energy Kosova LLC’ dhe shqyrtimi i propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës, me të cilin konstatohet interesi publik për lëshimin e licencës për hulumtim për Projektin e Kompanisë Sharr Cem.
Këto çështje u hoqën nga rendi i ditës, me kërkesë të shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...