Ish-këshilltarët politikë, jashtëligjshëm në garë për anëtarë të KPM-së

7 Tetor 2016 - 07:18      

Dy kandidatë me të kaluar politike janë në mesin e kandidatëve që synojnë të bëhen anëtarë të rinj të Komisionit për Media.

Të dy kandidatët kanë qenë këshilltarë politikë të politikanëve të PDK-së, shkruan sot Koha Ditore.

Ulpiana Lama, ish-këshilltare e presidentit Hashim Thaçi, dhe Arbër Morina, këshilltar i ish-ministrit të Arsimit, Ramë Buja, të premten pritën të intervistohen nga deputetët për t’u bërë pjesë e Këshillit të Pavarur për Media.

Morina dhe Lama, sipas Ligjit për Këshillin e Pavarur për Media, nuk i plotësojnë kriteret për t’u emëruar, për shkak se kanë qenë të angazhuar në politikë dy vjetët e fundit. Këtë çështje e rregullon neni 11 i këtij ligji. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...