Aksionet e Qeverisë s’do të jenë në më shumë se 20 njësi të “Trepçës”

7 Tetor 2016 - 06:44      

Qeveria e Kosovës është pajtuar që procesit të privatizimit a likuidimit t’i nënshtrohet numri më i madh i njësive të “Trepçës”. Dhe, të tilla sish janë më shumë se 20, shkruan sot Koha Ditore.

Projektligji për këtë gjigant metalurgjik, që ka kaluar një ditë më parë në Qeveri, parasheh që pjesë e shoqërisë aksionare të jenë vetëm minierat e flotacionet. Në to synon 80 për qind të aksioneve. Por, jo edhe në të tjera njësi.

“Asetet e tjera të ndërmarrjes shoqërore ‘Trepça’, të cilat nuk transformohen me këtë ligj në Trepça Sh.A., do të trajtohen sipas rekomandimeve të studimit të fizibilitetit”, thuhet në Projektligj. “Asetet jothelbësore dhe joprofitabile do të mbeten në menaxhim të AKP-së për t’iu nënshtruar privatizimit ose likuidimit në përputhje me ligjin”. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...