7 Tetor 2016 - 06:34
I ka kërkuar Gjykatës Themelore të Prishtinës që të vendosë sërish rreth këtij rasti, pasi që ka konstatuar se në aktgjykimin e parë janë bërë shkelje procedurale, shkruan sot Koha Ditore.
Pas këtij vendimi, ka reaguar AGK-ja, duke ngritur dyshime për përfundimin e kësaj afere në mënyrë meritore. Edhe njohësit e çështjeve juridike thonë se në këtë mënyrë po tentohet të cenohet liria e shprehjes së lirë.
Deputeti Grabovci ka bërë padi kundër gazetës online “Insajder” në Gjykatën Themelore të Prishtinës, duke kërkuar që të caktohet masa e sigurisë rreth publikimit të përgjimeve në medie, konkretisht të ndalohet publikimi i tyre.
Shkalla e parë kishte vendosur në muajin gusht të këtij vitit që ta hidhte poshtë kërkesën e Grabovcit për shkak se nuk kishte ofruar prova bindëse se i janë shkelur privatësia dhe të drejtat kushtetuese. Pas kësaj, avokati i Grabovcit ka ushtruar ankesë në Gjykatë të Apelit. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...