A po e dëmton nacionaliteti shqiptar Ismail Kadarenë në kandidaturën për Nobel?

6 Tetor 2016 - 20:26      

Shkrimtari, Azem Deliu në Rubikon të KTV-së ku u debatua mbi ndarjen e çmimit Nobel ka thënë se letërsia është fusha më e komplikuar e ‘Nobelit’.

Ai ka thënë se komiteti i Nobelit tashmë ka bërë praktikë që çmimi t’iu ndahet shkrimtarëve të cilën nuk janë të njohur.

“Për dallim nga shkencat, në letërsi kjo është dyfish më e komplikuar të matet se kujt t’i jepet çmimi Nobel. Cili shkrimtar ka shënuar arritje më të madhe përmes veprës, cili ka më shumë ndikim në kuptim të medies. Tani po bëhen që 2 -3 vjet, po bëhet praktikë e Nobelit që shkrimtarët të cilët janë shumë të njohur edhe jashtë Nobelit të mos marrim çmimin, siç ndodhi me Umberto Econ, i cili sapo ndërroi jetë. Konsideroj se njëjtë do të ndodh edhe këtë vit”, ka thënë Deliu.

Sipas tij, nacionaliteti shqiptar nuk e dëmton Kadarenë në kandidimin e tij për Nobel në letërsi pasi një gjë e tillë nuk është parim i komitetit.

“Tash para dhënies së çmimit Nobel për letërsi fillojnë ngërdheshjet e nacionalitetit së Kadaresë nuk do t’i jepet për shkak të nacionalitetit apo e kundërta, kjo nuk përbën arsye mirëpo komitetit i çmimit Nobel mund të jap arsye se Kadareja nuk është kandidat i përshtatshëm për ta marrë çmimin Nobel dhe kjo mund të jetë edhe për arsye letrare”, ka thënë ai.

Sipas Deliut, ka shumë shkrimtarë të parëndësishëm që e kanë marrë çmimin Nobel për letërsi.

Çfarë tha Ismail Kadare për kandidimin e tij për Nobel në letërsi?

“Për mua të jesh kandidat për çmimin Nobel shumë herë është më mirë se ta fitoj një herë dhe të harrohem”, janë fjalët e shkrimtarit Ismail Kadare të cituara nga shkrimtari Adem, i cili në debatin pikërisht për çmimin Nobel në Rubikon të KTV-së theksoi se është kjo ajo që i siguron vëmendjen, shitjen e librave në vazhdimësi dhe prestigj në raport me lexuesin.

“Të jesh kandidat për çmimin Nobel pesë herë është më mirë se ta fitosh një herë”, theksoi ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...