6 Tetor 2016 - 20:10
Klinaku theksoi se zbulimet duhet të jenë te arritura të cilat tashmë janë të verifikuara dhe i kanë ndihmuar njerëzimit.
“U dha një çmim për disa forma të çuditshme të materies, për disa gjëra që shkencëtarët ëndërrojnë të arrihen. Në qoftë se lexohet fjalia e atij që e ka lënë amanet të bëhet ky çmim, Alfred Nobel, preferoj t’i ndahet çmimi atyre që ju ka ndihmu njerëzimit, ato të arritura të verifikuara tashmë që i kanë ndihmuar njerëzimit”, ka thënë Klinaku.
Sipas Klinakut, zbulimi i tre fizikanëve është veç një ëndërr e tyre dhe nuk mund të realizohet për shkak se i tërë zbulimi është i bazuar në metoda matematikore.
“Kjo ëndërr që na u shfaq këtu nuk do të realizohet ndonjëherë për shkak se këta fizikanë këto kuptime të çuditshme i kanë nxjerr siç thuhet nga metodat e avancuara matematike. Matematika vërtet është e rëndësishme por jo para vetive të materies. Nuk mundesh përmes matematikes t’i japësh vetitë materies, veti të kësaj natyre sepse unë konsideroj që matematika është një gjuhë dhe vetëm gjuhë, ashtu siç gjuha që ne po flasim për komunikim në mes vete, ashtu është edhe ajo një gjuhë më e kondensuar, gjuhë simbolesh dhe me simbole nuk mundesh me ndërruar materien, nuk mundesh me ndërruar realitetin”, përfundoi ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...