Vetëm tre për qind e kosovarëve e dinë se çka është MSA-ja [video]

6 Tetor 2016 - 19:37      

Marrëveshja për MSA-në është cilësuar si më e rëndësishmja deri tash për Kosovën, por vetëm tre për qind e qytetarëve dinë se çka në të vërtetë është kjo marrëveshje.

Kjo ka dalë nga hulumtimi i bërë nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike dhe Grupi për studime juridike e politike.

Sipas hulumtimit, më së shumti qytetarët janë të shqetësuar me zhvillimin e dobët ekonomik dhe papunësinë e lartë, derisa deklarohen se Kosova nuk është e gatshme ekonomikisht ta implementojë MSA-në.

Po ashtu, 60 për qind e qytetarëve janë shprehur të pakënaqur me politikën e Kosovës.

Leonora Kryeziu, drejtoreshë ekzekutive e organizatës PIPS, tha se qytetarëve në Kosovë u duhet një fushatë vetëdijësuese, e cila do t’u mësonte më shumë rreth procesit të MSA-së në raport me Kosovën.

Ndërsa ambasadorja e Holandës në Kosovë tha se MSA-ja është një mundësi që Kosova të jetë më afër BE-së.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...