Në mungesë të punësimit, Kosovës po i ikë kuadri i infermierisë [video]

6 Tetor 2016 - 19:35      

Ndonëse ka shumë të kualifikuar, në institucionet shëndetësore mungon kuadri i infermierëve.

Drejtues institucionesh thonë se nuk po u mjafton buxheti për të rritur stafin, ani pse qeveria me marrjen e mandatit e kishte prioritet shëndetësinë, raporton KTV.

Kjo situatë ka bërë që të rinjtë të shkollohen e aftësitë e tyre t’i shprehin në ndonjë vend ndërkombëtar.

E për të mundësuar migrimin legal të të rinjve, institucionet vendore kanë ngritur bashkëpunimin, ku përmes iniciativave të ndryshme, po synojnë që të mundësojnë migracionin cirkular.

Por vet ata tregojnë se interesimi për të dalë jashtë nga Kosova është më i theksuar sesa për t’u kthyer këtu.

Nga statistikat që ka ministria e punës bazuar në kërkesat për punësim, janë rreth 15 mijë infermierë, nga të cilët rreth 10 mijë janë të papunë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...