Dyshim për kurdisje të tenderit për sigurimin e veturave zyrtare për nevoja të ATK-së [video]

6 Tetor 2016 - 19:24      

Sigal Uniqa Group Austria po pretendon se Autoriteti Kontraktues i Administratës Tatimore të Kosovës ka kurdisur tenderin për sigurimin e veturave zyrtare për nevoja të ATK-së.

Kjo pasi kishin çmimin e njëjtë me Operatorin Ekonomik Sigma, por ATK-ja, sipas tyre duke shkelur ligjet, vendosi për Sigmën në vend të tyre, raporton KTV.

Sigal ka dorëzuar ankesën në Organin Shqyrtues të Prokurimit. “Autoriteti Kontraktues ka kërkuar hedhjen e shortit për shpalljen e fituesit dhe jorastësisht jemi ankuar.

AK-ja, gjatë vlerësimit, ka nxjerrë fitues Sigmën, në kundërshtim edhe me Udhëzimet për Prokurim, pasi që nuk ka votuar arteret me votë të thjeshtë, por duke dhënë arsyetimin tejet joprofesional dhe lirisht mund të themi tendencioz për ofertën tonë”, thuhet në ankesën e Sigalit drejtuar gjykatës së tenderëve.

Por, ATK ka hedhur poshtë dyshimet e Operatorit Ekonomik Sigal Uniqa Group Austria për kurdisje të tenderit.

“Në bazë të njohurive tona, kjo absolutisht nuk qëndron,” thuhet në përgjigjen që ATK-ja ia ka dërguar KTV-së.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...