Shumë kritika në adresë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë [video]

6 Tetor 2016 - 19:22      

Kritika të shumta janë drejtuar në adresë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, i cili funksionon në kuadër të Qeverisë.

Anëtarët e Komisionit parlamentar për Siguri e quajnë të dështuar këtë Këshill, për shkak se, sipas tyre, që nga themelimi nuk ka treguar asnjë veprim konkret.

Për më tepër, thonë se ky Këshill është formuar vetëm për mëditje dhe udhëtime jashtë vendit.

Kritika ndaj këtij Këshillit kanë dhënë anëtarë opozitarë të Komisionit.

Rexhep Selimi nga Lëvizja “Vetëvendosje” thotë se nuk ka komunikim fare ndërmjet Komisionit parlamentar dhe Këshillit.

Njohësit e çështjeve të sigurisë, vlerësojnë se ky Këshill është dashur të mblidhej për shumë çështje, siç janë arrestimet për terrorizëm e deri te demarkacioni.

Kohavision ka kërkuar nga Qeveria më shumë detaje sa i përket punës së Këshillit dhe mjeteve të cilat janë shpenzuar deri tash, por qeveria nuk ka kthyer përgjigje.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...