6 Tetor 2016 - 19:10
Sasha Milosavljeviq nga Lista Serbe, ka paralajmëruar se njëjtë do të vazhdojë edhe në shqyrtimet tjera nëse nuk merren parasysh kërkesat e serbëve, raporton KTV.
Reagimi i tij ngjalli debat te një pjesë e të pranishmëve në komisioni për zhvillim ekonomik.
Kryetari i komisionit dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik ia përkujtuan të 6 ftesat e bëra në adresë të përfaqësuesve serbë në takime, por që asnjëherë nuk iu përgjigjen.
Përderisa deputetja Sala Berisha-Shala ia kujtoi vitet e administrimit të UNMIK-ut, ku shqiptarë e serbë nxorën bashkë rezolutën, duke kundërshtuar një rregullore të kësaj administrate, që e dërgonte Trepçën drejt falimentimit.
Sipas ministrit Stavileci, Trepça do të ketë bord mbikëqyrës dhe bord menaxhues, ndërsa do të lihet e drejta edhe e shitjes së aksioneve të saj.
Një varg vërejtjesh i dha Visar Ymeri, që e zëvendësoi Glauk Konjufcën. Drejtori i Trepçës në jug, Ahmet Tmava, tha se bashkëpunimi me menaxhmentin në veri është shumë i mirë deri atëherë kur nuk përzihet politika.
Në këtë pjesë të vendit punëtorët serbë të Trepçës protestuan, duke bllokuar rrugën magjistrale Mitrovicë-Rashkë dhe një protestë e mbajtën në Leposaviq, duke mos u pajtuar me ligjin për këtë ndërmarrje.
Edhe Instituti Gap ka gjetur katër shkelje procedurale dhe të parimeve demokratike të aprovimit të legjislacionit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...