VV: Policia “pronto” vazhdon përndjekjet ndaj aktivistëve tanë

6 Tetor 2016 - 17:59      

Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media ka konfirmuar se Policia e Kosovës sot ka bastisur shtëpinë e aktivistit të saj Çlirim Gërbeshi, dhe sipas tyre Policia po vazhdon të sillet e ndërsyer ndaj aktivistëve të saj.

“Policia po vazhdon të sillet e ndërsyer ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes. Ata sot e kanë bastisur shtëpinë e aktivistit Çlirim Gërbeshi. Aktivistët e VV-së janë bërë caku i policisë përderisa kriminelët vazhdojnë t’i shtojmë krimet. Derisa policia nuk guxon, as nuk provon ta kontrollojë ekzekutuesin e “prontos” Adem Grabovcin, katër policë e kanë shqelmuar derën e shtëpisë ku jeton Çlirimi”, thuhet në komunikatën e VV-së, transmeton Koha.net.

Vetëvendosje thotë se “aty ndodhej vetëm një grua me një fëmijë. Asnjëri prej tyre nuk ka bërë asnjë krim, sikur as Çlirimi”.
Sipas tyre aktivistët e saj po ndiqen vetëm pse janë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Aktivistët e Lëvizjes po ndiqen vetëm pse janë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. Shteti, përmes policisë nuk mund të kthehet kundër opozitës, as kundër qytetarëve”, thotë VV.

Por një shtet autoritar siç është Kosova, thuhet në komunikatë, duhet të ndalet në këtë tatëpjetë që ka marrë, dhe këto përndjekje nuk e kanë ndalur asnjëherë përpjekjen e VV-së.
“Këto po bëhen arsye shtesë që të vazhdojmë angazhimin tonë për çlirimin e drejtësisë, e cila sot është e kapur nga një shtet mafioz si ky i yni”, thotë VV.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...