6 Tetor 2016 - 16:39
Në këtë simpozium të shtatë u tha se avancimi shëndetësor siç është i rëndësishëm për çdo shoqëri, është i rëndësishëm edhe për shoqërinë tonë.
E avancimi i shkencave shëndetësore sipas Petrit Beqirit nga Instituti i Shëndetësisë Juglindore, nuk është në nivelin e dëshiruar, raporton Ksp.
Zëvendësministri i shëndetësisë Izet Sadiku, tha se prania e shumë të rinjve dhe pjesëmarrësve në këtë simpozium, tregon se rinia është e interesuar për hulumtime përmes të cilave synohet të arrihet avancim në shëndetësi, e që sipas tij kjo tregon edhe që ka filluar faza ku rezultatet tona t'i krahasojmë me rezultatet e vendeve tjera.
E Teuta Pustina nga rektorati i Universitetit të Prishtinës, tha se sa i përket shëndetësisë në Kosovë nuk mund të themi se shëndetësia është e nivelit të ulët por sipas saj e ulët është mënyra se si punohet dhe shkruhet në letër.
“Andaj ky simpozium të jete një nisme e re për studentët”, tha Pustina.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...